Vazhdojnë zjarret në malet e Kamenicës, reagon Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut
Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë. Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës ku bëhet ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë. “Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk

Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës ku bëhet ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.
“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut.
“Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, thuhet mes tjerash në njoftim.Postimi i plotë:
Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.
Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera.
Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.
Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve.