Vazhdon rritja e turistëve në Shqipëri
Shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22%), Kosova (16%), dhe Gjermania (7%) The post Vazhdon rritja e turistëve në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Rreth 73 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt, me rritje prej afërsisht 32% në krahasim me shkurtin e 2024-ës.
Referuar raportit për strukturat akomoduese, në dymujorin e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 142 mijë vizitorë jorezidentë, me rritje vjetore 38%.
Sipas INSTAT, në shkurt 2025, shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22%), Kosova (16%) dhe Gjermania (7%). Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ishin përkatësisht 6% dhe 4% e vizitorëve, ndërsa 45% e tyre ishin nga vende të tjera, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16,5%, krahasuar me 16,7% në shkurt 2024.
Në muajin shkurt 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku ata jorezidentë shënuan një rritje prej 32,2% dhe rezidentët 26,4%. Netëqëndrimet gjithsej u rritën me 34,2%, ku ato jorezidentë u rritën me 35,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 32,0%.
The post Vazhdon rritja e turistëve në Shqipëri appeared first on Albinfo.