Vdekja e tiktokerit Lauret Krasniqi, policia jep detajet e fundit

Vdekja e tiktokerit Lauret Krasniqi, policia jep detajet e fundit

Tiktokeri i njohur nga Prishtina Lauret Krasniqi ka vdekur si pasojë e një aksidenti qe ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ku motoçiklisti ka humbur jetën.

‘’Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.