Vdes në rrethana të dyshimta një 54 vjeçare në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Sipas Sinjalit, ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe me vetëdije të ndërprerë. Menjëherë pas gjetjes, gruaja është dërguar në Qendrën

Vdes në rrethana të dyshimta një 54 vjeçare në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Sipas Sinjalit, ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe me vetëdije të ndërprerë.

Menjëherë pas gjetjes, gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim. Megjithë përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar jetën e saj, ajo ka ndërruar jetë.

Policia po heton për rrethanat e vdekjes dhe janë duke mbledhur informacione për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.