Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Ka vdekur njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Mbrëmjen e së martës, dy persona mbetën të plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri. Tashmë, Nacionale mëson se njëri nga ta ka vdekur në QKUK. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, më herët i […]

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Ka vdekur njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Mbrëmjen e së martës, dy persona mbetën të plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri.

Tashmë, Nacionale mëson se njëri nga ta ka vdekur në QKUK.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, më herët i ka thënë Nacionales se dy persona u lënduan nga ky rast, me ç’rast u dërguan për trajtim mjekësor.

Po ashtu, ajo ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar, dhe se policia është në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar” – ka thënë ajo.