Vd*es punëtori i Komunës së Prishtinës, Rama shpreh ngushëllime për familjen e tij
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i Komunës, Imri Mustafa. Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit. Postimi i plotë: Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i Komunës, Imri Mustafa.
Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Imriu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe një koleg i përkushtuar. Në këto momente të vështira, jemi me zemër dhe mendje pranë familjes dhe të dashurve të tij. Le të ruajmë kujtimin për të.U prehsh në paqe, Imri!