Veliaj në SPAK, Kryemadhi: Muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça!

Welcome to Kosova Today

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas thirrjes në SPAK të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se e drejta vonon, por drejtësi do të ketë një ditë. Ajo gjithashtu falenderon bashkëpunëtorët e saj të vjetër që kontribuan për këtë ditë dhe premtoi […]

Veliaj në SPAK, Kryemadhi: Muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas thirrjes në SPAK të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se e drejta vonon, por drejtësi do të ketë një ditë.

Ajo gjithashtu falenderon bashkëpunëtorët e saj të vjetër që kontribuan për këtë ditë dhe premtoi se do të vazhdoj ende luftës e saj.

Postimi i deputetes Monika Kryemadhi:

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.

Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon “me mik”.

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t’i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.

E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputetja Partis Liris Monika Kryemadhi Bashkis Tiran Erion Veliaj Postimi Falenderoj Kryetare ZIMIT PENAL ZIMET

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputetja Partis Liris Monika Kryemadhi Bashkis Tiran Erion Veliaj Postimi Falenderoj Kryetare ZIMIT PENAL ZIMET

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online