E vërteta mbi babain e Edit, flasin nga familja

E vërteta mbi babain e Edit, flasin nga familja

Prej disa orësh, një tjetër zhvillim ka trazuar rrjetin rreth rastit të Edi Kuçit dhe Joz Markut.

Në TikTok dhe më pas edhe në disa media është përhapur pretendimi se Arsim Kuçi, babai i Edit, ka thyer heshtjen duke paralajmëruar hakmarrje pas publikimit të pamjeve të përballjes së djalit të tij me Jozin.

Gjithçka nisi nga një llogari që mban emrin e Arsim Kuçit, nga e cila është shpërndarë një imazh me mbishkrimin “Hakmarrja nuk ka datë skadence”. Postimi u interpretua menjëherë si një mesazh i drejtpërdrejtë lidhur me ngjarjen dhe u raportua si reagim i babait të Edit.

Por Prive By LS mëson se kjo nuk qëndron.

Prive By LS nga persona pranë familjes Kuçi konfirmon se Arsim Kuçi nuk ka bërë një reagim të tillë dhe nuk ka paralajmëruar hakmarrje ndaj Joz Markut apo personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të njëjtave burime, në TikTok dhe platforma të tjera janë hapur llogari të rreme në emër të Arsim Kuçit, të cilat nuk menaxhohen as nga ai dhe as nga ndonjë anëtar i familjes së tij.

Për rrjedhojë, postimet që po shpërndahen në emrin e tij dhe pretendimet që po ndërtohen mbi to nuk përfaqësojnë qëndrimin e Arsim Kuçit.

Ky zhvillim vjen pikërisht në ditën kur çështja Edi Kuçi dhe Joz Marku mori edhe dimension ligjor. Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Joz Markut për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar edhe vendosjen e tij në “stop-listë”.

Theksohet se ky hap është ndërmarrë nga prokurori me iniciativë dhe jo nga Edi apo familja e tij.

Mes zhurmës së madhe që ka krijuar publikimi i pamjeve të plota dhe versioneve të shumta që po qarkullojnë në rrjete sociale, familja e Edi Kuçit, sipas burimeve tona, nuk qëndron prapa deklaratave për hakmarrje që po i atribuohen Arsim Kuçit.

https://video.gjirafa.com/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.