“Vetëm Trump mund t’i japë fund luftës”/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Mike Waltz deklaroi se vetëm presidenti amerikan, Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Waltz është pyetur se si po shkojnë negociatat midis Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC. Ai dëgjoi telefonatat e Trump me Putinin [...]Read More...

“Vetëm Trump mund t’i japë fund luftës”/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Mike Waltz deklaroi se vetëm presidenti amerikan, Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Waltz është pyetur se si po shkojnë negociatat midis Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Ai dëgjoi telefonatat e Trump me Putinin dhe Zelenskyn javën e kaluar dhe thotë se dëgjoi të dy liderët të thoshin “vetëm Trump” mund t’i jepte fund luftës.

“Nën adminsitratën Trump, kjo luftë do të përfundojë dhe do të përfundojë së shpejti,” tha ai.

Waltz u pyet edhe për një marrëveshje që do t’i jepte SHBA-së akses në mineralet e rralla të Ukrainës, të cilën Zelensky e ka refuzuar deri më tani.

“Presidenti Zelensky do ta nënshkruajë atë marrëveshje. Dhe ju do ta shihni këtë në një afat shumë të shkurtër”, theksoi ai./abcnews.al