Veteranët e UҪK-së kërkojnë ndalimin e koncertit në Dragash: “Provokim në Ditën e Dëshmorëve”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe ajo e Familjeve të Dëshmorëve kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës ndalimin e një koncerti të paralajmëruar për 5 maj në Komunën e Dragashit, për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarëve nga Serbia, transmeton albinfo.ch. Sipas reagimit […] The post Veteranët e UҪK-së kërkojnë ndalimin e koncertit në Dragash: “Provokim në Ditën e Dëshmorëve” appeared first on Albinfo.

Veteranët e UҪK-së kërkojnë ndalimin e koncertit në Dragash: “Provokim në Ditën e Dëshmorëve”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe ajo e Familjeve të Dëshmorëve kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës ndalimin e një koncerti të paralajmëruar për 5 maj në Komunën e Dragashit, për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarëve nga Serbia, transmeton albinfo.ch.

Sipas reagimit të përbashkët të këtyre organizatave, mbajtja e këtij koncerti pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Kombit përbën “cenim të rëndë të ndjenjave të qytetarëve dhe të dinjitetit shtetëror”.

“Data 5 maj është e shenjtë për popullin shqiptar… Çdo përpjekje për të relativizuar dhimbjen dhe sakrificën tonë përbën cenim të rëndë të ndërgjegjes kombëtare”, thuhet në reagim, ku organizimi i koncertit është cilësuar si “provokim i qëllimshëm, fyes dhe i papranueshëm”.

Veteranët kanë paralajmëruar se, nëse autoritetet nuk marrin masa për ndalimin e ngjarjes, ata do ta ndërpresin vetë koncertin.

Koncerti është pjesë e një festivali të quajtur “Arog Fest”, që sipas paralajmërimeve zyrtare synon të festojë kulturën, traditën dhe muzikën e rajoneve të Gorës, Zhupës dhe Podgorës. Për 5 maj, janë ftuar të performojnë të paktën pesë këngëtarë, mes tyre edhe nga Serbia, transmeton albinfo.ch.

The post Veteranët e UҪK-së kërkojnë ndalimin e koncertit në Dragash: “Provokim në Ditën e Dëshmorëve” appeared first on Albinfo.