Vetura e godet motoçikletën në Belincë të Shtimës, i lënduari dërgohet në QKUK
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Belincë të Shtimës. Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për Front Online se në këtë aksident vetura e ka goditur një motoçikletë. Me këtë rast i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. “Sot, rreth orës 14:21

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Belincë të Shtimës.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se në këtë aksident vetura e ka goditur një motoçikletë.
Me këtë rast i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot, rreth orës 14:21, në fshatin Belincë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet i panjohur dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë. Njesia e hetimeve të aksidenteve janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, tha Veseli.