Vetura e godet për vde*kje këmbësoren në Prizren, arrestohet shoferi
Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Lajmin për Front Online e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Prizrenit, ku thanë se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor. “Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër

Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Lajmin për Front Online e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Prizrenit, ku thanë se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.
“Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë”.
“Më vonë rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur”, tha policia.
Më tej, policia tha se pasi është pranuar kjo informatë, menjëherë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.