Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, një i vdekur
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një veturë është futur në turmën e qytetarëve në pjesën perëndimore të qytetit gjerman Manheim, transmeton albinfo.ch. Policia gjermane ka theksuar se aktualisht po zhvillohet një operacion policor në qendër të qytetit ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme, shkruan Bild. Zëdhënësi i policisë Stefan […] The post Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, një i vdekur appeared first on Albinfo.

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një veturë është futur në turmën e qytetarëve në pjesën perëndimore të qytetit gjerman Manheim, transmeton albinfo.ch.
Policia gjermane ka theksuar se aktualisht po zhvillohet një operacion policor në qendër të qytetit ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme, shkruan Bild.
Zëdhënësi i policisë Stefan Wilhelm nuk pranoi të jepte detaje të incidentit, por tha se banorëve u ishte kërkuar “të shmangnin zonën e brendshme të qytetit” pasi urgjenca shkaktoi një operacion policor në shkallë të gjerë.
Ekipet e shpëtimit dhe policë të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Raportohet se i dyshuari është futur me një SUV me ngjyrë të zezë.
Sipas një gazetari të Mannheim24, një i dyshuar u kap, por autorët e tjerë nuk mund të përjashtohen.
The post Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, një i vdekur appeared first on Albinfo.