VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place. Rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, flakët janë përhapur edhe në një banesë ngjitur. Ndërkohë banorët janë këshilluar që të mbajnë dritaret mbyllur [...]Read More...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place.

Rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, flakët janë përhapur edhe në një banesë ngjitur. Ndërkohë banorët janë këshilluar që të mbajnë dritaret mbyllur dhe të shmangin zonën për shkak të tymit që ka përfshirë vendin.

 

Substation on fire, Aberdeen Place NW8 #fire #london #substation #electricity

— Not here. (@electricshame) April 29, 2025