Vijojnë deportimet drejt Panamasë, më shumë se 119 persona u dëbuan nga SHBA

Shtetet e Bashkuara deportuan 119 individë me kombësi të ndryshme në Panama si pjesë e një marrëveshjeje mes administratës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe qeverisë së Panamas, tha presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, të enjten. Fluturimi i parë nga SHBA, që transportonte persona nga Afganistani, Kina, India, Irani, Nepali, Pakistani, Sri Lanka, Turqia, [...]Read More...

Vijojnë deportimet drejt Panamasë, më shumë se 119 persona u dëbuan nga SHBA

Shtetet e Bashkuara deportuan 119 individë me kombësi të ndryshme në Panama si pjesë e një marrëveshjeje mes administratës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe qeverisë së Panamas, tha presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, të enjten.

Fluturimi i parë nga SHBA, që transportonte persona nga Afganistani, Kina, India, Irani, Nepali, Pakistani, Sri Lanka, Turqia, Uzbekistani dhe Vietnami, mbërriti të mërkurën, dhe dy fluturime të tjera pritet të mbërrijnë së shpejti, shtoi Mulino në një konferencë shtypi. Në total, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 360 persona në Panama në kuadër të këtyre tre fluturimeve.

Deportimi është pjesë e një operacioni të gjerë për të trajtuar fluksin e migracionit ilegal në rajon dhe për të forcuar masat kundër migracionit të paligjshëm.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të SHBA për të forcua kontrollet kufitare dhe për të menaxhuar më mirë krizën e migracionit që ka përfshirë rajonin vitet e fundit. Panama ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin e emigrantëve që kalojnë përmes saj në drejtim të Shteteve të Bashkuara, dhe është një nga shtetet që ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet amerikane për të ndihmuar në menaxhimin e flukseve të migracionit.

Përveç kësaj, ky operacion ka shkaktuar shqetësime për trajtimin e të deportuarve dhe për pasojat e mundshme humanitare të këtij veprimi. Migrantët shpesh përballen me kushte të rënda gjatë udhëtimit të tyre dhe me vështirësi të shumta pas deportimit.

/ abcnews.al