Vijon debati Egli-Gjesti: Në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën
Tensionet mes Eglit dhe Gjestit nuk kanë të ndalur. Pas debatit të mëparshëm, ku Gjesti shprehu pakënaqësinë për afrimin e Eglit me banorët e rinj, diskutimi ka vijuar edhe më tej. Këtë herë, Egli duket më e vendosur për të mos u përfshirë emocionalisht në këtë situatë. Ajo i ka shpjeguar me qetësi se miqësia…

Pas debatit të mëparshëm, ku Gjesti shprehu pakënaqësinë për afrimin e Eglit me banorët e rinj, diskutimi ka vijuar edhe më tej.
Këtë herë, Egli duket më e vendosur për të mos u përfshirë emocionalisht në këtë situatë.
Ajo i ka shpjeguar me qetësi se miqësia e saj me banorët e rinj është diçka normale dhe se i trajton të gjithë njësoj.
“U kam bërë ushqim për të ngrënë, ashtu siç të kam bërë ty kur ke ardhur dhe s’të kam njohur fare. Po të njëjtën gjë ia kam bërë edhe G Banit”, i tha ajo Gjestit.
Por, Gjesti e konsideroi këtë sjellje si të papërshtatshme, duke vijuar me pretendimet e tij. Egli, nga ana tjetër, nuk i dha shumë rëndësi komenteve të tij.
“Nuk më intereson fare çfarë mendon ti”, u shpreh ajo prerazi, duke theksuar se edhe nëse do të ishte në një lidhje, nuk do të mohonte miqësitë e saj për askënd.
Në fund, ajo nuk nguroi ta ironizonte Gjestin: “Vetëm kujdes, bëje gjumin rehat natën. Po të shoh vetëm duke lëvizur gjithë natën! Shijoje gjumin, mos u përpëlit nëpër krevat, nuk ta solli askush me zor Gocën”.
Gjesti u përgjigj: “Nuk dua të ta plasë zemrën”, ndërsa Egli e përfundoi debatin me një mesazh të qartë: “Të lutem, çoje lojën deri në fund, se mua nuk ma ndien më”.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)