Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Duke folur për tri vitet e luftës me Rusinë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për të ardhmen e vendit të tij. Ai është pyetur se cilat janë shpresat e vendit të tij për tri vitet e ardhshme. “Shpresojmë të mund ta përfundojmë luftën këtë vit, jo pas tre vitesh”, shtoi Zelensky. Ai tha se [...]Read More...

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Duke folur për tri vitet e luftës me Rusinë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për të ardhmen e vendit të tij.

Ai është pyetur se cilat janë shpresat e vendit të tij për tri vitet e ardhshme.

“Shpresojmë të mund ta përfundojmë luftën këtë vit, jo pas tre vitesh”, shtoi Zelensky.

Ai tha se nëse Ukraina nuk është e gatshme të  marrë garanci të sigurisë, atëherë Rusia do të rikthehet.

“Nëse u bëjmë presion, i dëbojmë në territorin e tyre dhe Ukraina të jetë në BE dhe në NATO, natyrisht se kjo do të na ndihmojë shumë ne”, shtoi presidenti ukrainas.

“Mendoj se ata nuk do të rikthehen atëherë – sepse do të kemi ushtri të fortë, aleatë të fortë dhe unitet në mendjet tona”, tha Zelensky.