Zhegrova konfirmon largimin, Lille kërkon 40 milionë euro
Lille po kërkon 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova. Zhegrova me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë kontratën. Ish-sulmuesi i Baselit, Zhegrova, kishte formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze, transmeton albinfo.ch. Në 21 ndeshjet e zhvilluara […] The post Zhegrova konfirmon largimin, Lille kërkon 40 milionë euro appeared first on Albinfo.

Lille po kërkon 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë kontratën.
Ish-sulmuesi i Baselit, Zhegrova, kishte formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze, transmeton albinfo.ch.
Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.
Por nga dhjetori Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Ai nuk pritet të kthehet edhe disa javë.
Prej skuadrave që po insistojnë në transferimin e Zhegrovës janë Napoli dhe Juventusi.
Interesim kanë shprehur edhe Roma, Fulhami, Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
The post Zhegrova konfirmon largimin, Lille kërkon 40 milionë euro appeared first on Albinfo.