Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, sulmet me dronë lanë së paku katër persona të lënduar
Rusia ka nisur një sulm masiv me dronë gjatë natës ndaj Ukrainës, duke plagosur katër persona dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale në Kiev dhe zona të tjera. Sipas autoriteteve ukrainase, 56 nga 88 dronët rusë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, ndërsa 24 të tjerë u devijuan. Zjarre të mëdha shpërthyen pas sulmeve, [...]Read More...

Rusia ka nisur një sulm masiv me dronë gjatë natës ndaj Ukrainës, duke plagosur katër persona dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale në Kiev dhe zona të tjera.
Sipas autoriteteve ukrainase, 56 nga 88 dronët rusë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, ndërsa 24 të tjerë u devijuan.
Zjarre të mëdha shpërthyen pas sulmeve, duke shkatërruar një shtëpi private dhe dëmtuar disa ndërtesa komerciale në kryeqytet. Po ashtu, një person u plagos në qytetin e Kharkiv në lindje të vendit, ndërsa Dnipropetrovsk dhe Odesa raportuan gjithashtu dëme nga sulmi.
Kjo është një tjetër përpjekje e Rusisë për të intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërkohë që luftimet vazhdojnë të përshkallëzohen në gjithë vendin.
/ abcnews.al