Vizita e Begajt në Kosovë, ky është plani i policisë për disa segmente rrugore

Nga sot e deri më 12 prill, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Me këtë rast, policia gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Në njoftim bëhet e

Vizita e Begajt në Kosovë, ky është plani i policisë për disa segmente rrugore

Nga sot e deri më 12 prill, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me këtë rast, policia gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.