Vjenë: Biletat e vjetra të parkimit do vlejnë deri në qershor
Në ndërrimin e vitit, Qyteti i Vjenës ka rritur tarifat e parkimit, duke vendosur një tarifë të re prej 2.60 € për çdo orë parkimi. Biletat e parkimit të blera para 1 janarit 2025 do të mbeten të vlefshme deri në fund të qershorit, por pas kësaj date ato nuk do të mund të përdoren […] The post Vjenë: Biletat e vjetra të parkimit do vlejnë deri në qershor appeared first on Albinfo.

Në ndërrimin e vitit, Qyteti i Vjenës ka rritur tarifat e parkimit, duke vendosur një tarifë të re prej 2.60 € për çdo orë parkimi. Biletat e parkimit të blera para 1 janarit 2025 do të mbeten të vlefshme deri në fund të qershorit, por pas kësaj date ato nuk do të mund të përdoren më, shkruan Krone, transmeton albinfo.ch.
Kështu, qytetarët që kanë ende bileta me tarifat e vjetra duhet t’i përdorin ato përpara 30 qershorit, përndryshe do të përballen me një gjobë parkimi prej 36 €.
Sipas Matthias Nagler, një ekspert i ÖAMTC, nuk do të ketë mundësi për shkëmbime ose kthime të biletave të vjetra. Gjithashtu, përdoruesit e parkimit celular do të fillojnë të ngarkohen me tarifat më të larta, duke pasuar ndryshimet e reja të tarifave, transmeton albinfo.ch.
The post Vjenë: Biletat e vjetra të parkimit do vlejnë deri në qershor appeared first on Albinfo.