Vjet 2154 raste të reja me kancer, sivjet 360 raste/ Më së shumti raste me kancer të gjirit dhe të mushkërive në Kosovë
Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 360 raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive. Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi. Kurtishi tregoi se në
Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 360 raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.
Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.
Kurtishi tregoi se në vitin 2024 janë regjistruar 2154 raste të reja me kancer, një numër i ngjashëm me atë të vitit 2023.
Kanceri i gjirit dominon me 467 raste të reja, pasuar nga kanceri i mushkërive me 295 raste, tregon Kurtishi.
“Në vitin 2024 janë regjistruar 2154 raste të reja me kancer. Kemi një numër afërsisht të njëjtë me vitin 2023. Dominon Kanceri i gjirit me 467 raste te reja dhe Kanceri i mushkërive me 295 raste”, shprehet Kurtishi.
Ndërkohë, sipas Kurtishit kanceret e tubit digjestiv janë gjithashtu të pranishëm, me mbi 474 raste të reja.
Kurtishi: Rritja e rasteve të kancerit tek individët nën 50 vjeç, shqetësuese
Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një prononcim për “Front Online” tregoi se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç, ndërsa shqetësuese është rritja e rasteve të reja të kancerit tek individët nën 50 vjeç.
“Mosha me e prekur janë 50-60 vjeç dhe ajo qe është me shqetësuese se kemi rritje te rasteve te reja me kancer te moshat ndër 50 vjeç. Si meshkujt dhe femrat janë përafërsisht në numër te barabartë të atakuar”, shpjegoi Kurtishi për “Front Online”.
Për vitin 2024, vetëm 3 raste janë referuar jashtë vendit.
“Referime jashtë vendit kanë qene vetëm 3 raste për vitin 2024 edhe atë me rekomandime nga klinika e neurokirurgjisë 2 raste dhe një nga klinika e pediatrisë”, potencoi ai.
Kurtishi shprehet se Klinika e Onkologjisë ka pasur disa vonesa në furnizim të barnave për shkak të operatorëve ekonomikë.
“Klinika është e furnizuar me barna nga Lista e Barnave Esenciale, përpos disa vonesave me furnizim me disa nga këto barna për arsye të operatoreve ekonomik, sipas informatave nga Barnatorja Qendrore e QKUK-se”, deklaroi ai.