VLEN: Kocevski duhet të shkarkohet menjëherë, është një nga personat kyç për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi
Koalicioni VLEN tha se prokurori i shtetit Lupço Kocevski duhet të shkarkohet menjëherë, që siç thotë, është nga personat kyç për rrënimin dhe rënien e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. VLEN thotë se, Kocevski bashkë me Islam Abazin, liruan personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe shumë skandale të tjera dhe […] The post VLEN: Kocevski duhet të shkarkohet menjëherë, është një nga personat kyç për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi appeared first on InfoShqip.com.

Koalicioni VLEN tha se prokurori i shtetit Lupço Kocevski duhet të shkarkohet menjëherë, që siç thotë, është nga personat kyç për rrënimin dhe rënien e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
VLEN thotë se, Kocevski bashkë me Islam Abazin, liruan personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe shumë skandale të tjera dhe për këtë, mbështesin plotësisht shkarkimin e tij dhe shtoi se, janë të përkushtuar që emërimi i kryeprokurorit të ri të bazohet në kritere të qarta profesionale.
“Lupço Kocevski, emri i të cilit të asocon me keqpërdorim dhe shkelje të detyrës zyrtare dhe në keqmenaxhimin e Prokurorisë Publike. Ai ka shkuar edhe më larg duke mos e ruajtur fshehtësinë e procedurave dhe duke i ndihmuar kriminelët të shpëtojnë nga dënimi i merituar dhe ka cenuar reputacionin e institucionit dhe integritetin personal të prokurorit.
Kocevski është një nga personat kyç, për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Ai bashkë me Islam Abazin, liruan personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe shumë skandale të tjera. Në mandatin e tij disa herë kanë rrjedhë informacione nga Prokuroria, gjë e cila nuk duhet të ndodhë asnjëherë. Duke u bazuar në këto shkelje që ka bërë kryeprokurori, Koalicioni VLEN është i vendosur për reforma të thella në drejtësi dhe mbështet plotësisht shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski.
Kjo nismë është e domosdoshme për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe është bazuar në:
– Kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për transparencë dhe ligjshmëri.
– Krizën e besimit në drejtësi, që ka arritur nivele alarmante.
– Shkeljet e përsëritura ligjore nga Kryeprokurori Kocevski, duke dëmtuar më tej besimin në sistemin gjyqësor.
Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!
Propozimin për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që emërimi i kryeprokurorit të ri të bazohet në kritere të qarta profesionale. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër këtë proces dhe të sigurojmë që ai të zhvillohet në përputhje me interesat e qytetarëve dhe parimet e një shteti të së drejtës”, thotë VLEN.
The post VLEN: Kocevski duhet të shkarkohet menjëherë, është një nga personat kyç për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi appeared first on