Vlora Çitaku reagon për ndërhyrjen në procesin e votimit: Nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nisi hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje. “Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet

Vlora Çitaku reagon për ndërhyrjen në procesin e votimit: Nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nisi hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.

“Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit? Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Citaku ka thënë se Kurti është kryeministër i përkoshëm i Kosovës dhe sipas saj, ai po jeton në një univers paralel ose po shtrembëron faktet qëllimisht.

“Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë.Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq. Po një e di, Kosova mundet #MaMirë. Kosova meriton #MaMirë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë: