VLORA SURPRIZON PUSHUESIT NGA SHKUPI: “FATURA NA LA PA FJALË, ÇMIMET JANË SHUMË TË MIRA”

VLORA SURPRIZON PUSHUESIT NGA SHKUPI: “FATURA NA LA PA FJALË, ÇMIMET JANË SHUMË TË MIRA”

Ndërkohë që shpesh flitet për çmime të larta në disa zona turistike, realiteti në terren dëshmon se bregdeti shqiptar ofron mundësi dhe alternativa ekonomike për çdo buxhet.

Një dëshmi e qartë vjen nga një grup shqiptarësh nga Shkupi, të cilët po kalojnë pushimet e tyre në Vlorë. Ata kanë mbetur të surprizuar për mirë nga kostot modeste të konsumit përgjatë vijës bregdetare, duke u shprehur se çmimet në lokalet buzë plazhit në Vlorë janë më të lira se në një kafene apo çajtore lagjeje në Shkup.

Për të ilustruar këtë, turistët ndanë çmimet e disa prej pijeve të tyre të shijuara fiks pranë detit ku një kafe kushton 90 Lekë, një makiato dhe 120 Lekë dhe një kapuçino 150 Lekë.

Ky kontrast tregon qartë se Vlora ofron një treg turistik të larmishëm, ku pushuesit nuk kanë pse të përballen domosdoshmërisht me fatura të kripura.

Përkrah opsioneve më të shtrenjta, bregdeti vlonjat spikat për një rrjet të gjerë lokalesh familjare dhe shërbimesh miqësore me xhepin, duke dëshmuar se pushimet cilësore buzë detit mund të shijohen lirisht dhe me kosto të ulëta.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje nga Vlora, jemi turistë nga Shkupi, këto çmime që janë në bregdet skaj plazhit në Vlorë , C
Çmimet janë më të lira se se në një çajtore-kafiteri mahallash në Shkup.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.