Von der Leyen do të prezantojë planin e riarmatimit të Evropës
Komisioni Evropian synon që nesër të parashtrojë një plan evropian të riarmatimit përpara vendeve anëtare të BE-së. Kështu deklaroi sot në Bruksel gjatë një konference për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tshkruan Ukrinform. “… Nesër do të informoj shtetet anëtare përmes një letre për planin e Evropës së armatosur. Ne kemi [...]Read More...

Komisioni Evropian synon që nesër të parashtrojë një plan evropian të riarmatimit përpara vendeve anëtare të BE-së.
Kështu deklaroi sot në Bruksel gjatë një konference për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tshkruan Ukrinform.
“… Nesër do të informoj shtetet anëtare përmes një letre për planin e Evropës së armatosur. Ne kemi nevojë për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pa asnjë dyshim”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se “ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm me forcë”.
“Dhe forca fillon me forcimin e vetvetes. Ky është qëllimi i planit që unë do t’ua paraqes shteteve anëtare nesër”, tha Ursula von der Leyen.
Siç u raportua më herët, një takim i Këshillit të Posaçëm Evropian do të mbahet në Bruksel më 6 mars.