Von der Leyen: Siguria e Evropës është në një pikë kthese
Në një mesazh në llogarinë e saj personale në X, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se “siguria e Evropës është në një pikë kthese” dhe se ajo, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, do të marrin pjesë në takimin jozyrtar të një grupi të vogël liderësh evropianë këtë [...]Read More...

Në një mesazh në llogarinë e saj personale në X, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se “siguria e Evropës është në një pikë kthese” dhe se ajo, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, do të marrin pjesë në takimin jozyrtar të një grupi të vogël liderësh evropianë këtë të hënë pasdite në Paris.
“Sapo mbërrita në Paris për bisedime kritike. Siguria e Evropës është në një pikë kthese. Po, bëhet fjalë për Ukrainën, por edhe për ne. Ne kemi nevojë urgjente për një mënyrë të re të të menduarit. Duhet të forcojmë mbrojtjen. Dhe ne kemi nevojë për të dyja tani”, thekson von der Leyen.
Just arrived in Paris for crucial talks.
Europe’s security is at a turning point.
Yes, it is about Ukraine—but it is also about us.
We need an urgency mindset.
We need a surge in defense.
And we need both of them now.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 17, 2025
/abcnews.al