Vonesa në nisjen e votimit edhe në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë, shkak materiali dhe kamerat
Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për

Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.
Por në disa prej tyre ka pasur edhe vonesa, ashtu siç ka ndodhur edhe në një qendër votimi në Gjakovë.
Kjo ka ndodhur në shkollën “Yll Morina”, ku shkaku i vonesës ka qenë materiali dhe kamerat.