Votat e ardhura me postë, ja pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me numërimin e fletëvotimeve të ardhura me postë nga diaspora. Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës ka publikuar listën me numrin e fletëvotimeve të cilat do të numërohen për secilen komunë. “Kjo është lista e komunave, nga të cilat janë votuesit që kanë dërguar fletëvotimet e tyre […] The post Votat e ardhura me postë, ja pesë komunat me numrin me të madh të votuesve appeared first on Albinfo.

Votat e ardhura me postë, ja pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me numërimin e fletëvotimeve të ardhura me postë nga diaspora.

Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës ka publikuar listën me numrin e fletëvotimeve të cilat do të numërohen për secilen komunë.

“Kjo është lista e komunave, nga të cilat janë votuesit që kanë dërguar fletëvotimet e tyre me postë, në kuadër të votimit jashtë vendit. Këto vota, në QNR, do të numërohen komunë për komunë. Megjithatë, duhet theksuar që diaspora si strukturë demografike, nuk është aq heterogjene, andaj edhe do të ishte deri diku i çuditshëm (e mbase indikativ) ndonjë rezultat fort i ndryshëm nga votat në misione diplomatike, sepse fundja, po flasim për grupin e njëjtë socio-kulturor brenda shteteve të ndryshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas listës së publikuar, numri më i madh i fletëvotimeve është në Prizren, gjithsej 4 mijë e 901, Prishtina është në vendin e dytë me 4 mijë e 851 fletëvotime, Gjilani me 4 mijë e 480 fletëvotime, Peja me 4 mijë e 362 fletëvotime dhe Gjakova me 4 mijë e 156 fletëvotime, transmeton albinfo.ch.

The post Votat e ardhura me postë, ja pesë komunat me numrin me të madh të votuesve appeared first on Albinfo.