Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër
Më tetë shkurt do të votohet për zgjedhjet parlamentare në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovën në mbarë botën. Në Zvicër do të jenë tri qendra të votimit. Do të votohet në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë e cila gjendet Zähringerstrasse 25, CH-3012, Bern. Do të votohet edhe në konsullatën në Gjenevë […] The post Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër appeared first on Albinfo.

Më tetë shkurt do të votohet për zgjedhjet parlamentare në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovën në mbarë botën.
Në Zvicër do të jenë tri qendra të votimit.
Do të votohet në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë e cila gjendet Zähringerstrasse 25, CH-3012, Bern.
Do të votohet edhe në konsullatën në Gjenevë që ndodhet në Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, Kati i 3-të.
Po ashtu do të votohet edhe në konsullatën në Cyrih që ndodhet në Eugen Huber-Strasse 19a 8048, Zürich.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura ditën e tetë shkurtit nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të regjistruar si votues jashtë vendit dhe që si opsion kanë përzgjedhur votimin fizik.
The post Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër appeared first on Albinfo.