Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera

Për herë te parë në historinë e shtetit të Kosovës do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat jenë kryesisht të vendosura në shtete evropiane. Votimi do të organizohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në ambasadën e Kosovës në Uashington dhe në konsullatën e Nju Jorukut. Sipas vendimit te KQZ-së, procesi […] The post Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera appeared first on Albinfo.

Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera

Për herë te parë në historinë e shtetit të Kosovës do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat jenë kryesisht të vendosura në shtete evropiane.

Votimi do të organizohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në ambasadën e Kosovës në Uashington dhe në konsullatën e Nju Jorukut. Sipas vendimit te KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në gjithsej 43 vendvotime në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës se Kosovës që janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme te botës.

Numri i fletëvotimeve që janë shtypur dhe dërguar në këto përfaqësi diplomatike është 21,450.

Sa është numri i personave që do të angazhohen për votim në përfaqësi diplomatike?

Përbërja e Këshillave të Vendvotimit në përfaqësi diplomatike është një çështje e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, pra që duhet të reflektojë subjektet politike te përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që iu kanë nënshtruar pragut zgjedhor, që janë certifikuar për të garuar në zgjedhje dhe një zyrtar nga përfaqësia diplomatike.

Sipas vendimit të KQZ-së, në përgjithësi, numri i anëtarëve te 43 Këshillave të Vendvotimit që janë emëruar për t’u angazhuar në vendvotime është rreth 200 anëtarë.

Si do të identifikohet votuesi në përfaqësi diplomatike?

Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaporte ose patente shoferi.

Procedurat e votimit ne vendvotim ne përfaqësi diplomatike, janë të njëjta me procedurën e votimit ne vendvotim brenda Kosovës, të përcaktuar me akt nënligjor të KQZ-së (Rregulloren Nr. 12/ 2024 Votimi, Numërimi në Vendvotim dhe Menaxhimi i Vendvotimit).

Kur do te përfundojë votimi përmes postës?

Më 9 janar ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Kjo periudhë përfundon me 8 shkurt 2025.

Gjatë procesit te regjistrimit të votuesve, nga 104,924 pjesa më e madhe e tyre (84,600) kanë përzgjedhur votimin përmes postës dhe vetëm 20,324 do te mund te votojnë në përfaqësi diplomatike.

“Me qellim te krijimit te kushteve për votim më te lehte përmes postës, në fillim te këtij procesi KQZ, me ndihmën e përfaqësive diplomatike, ka hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme përfshire dhe Kosovën, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarke, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër”, kishte bërë të ditur KQZ-ja.

Kush mund të votojë në përfaqësi diplomatike? A mund të votojnë shtetasit e Kosovës që nuk janë regjistruar paraprakisht?

Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund te votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në Listën Votuese e cila është dërguar në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit, 29 gusht – 26 dhjetor 2024.

Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin ne përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaporte ose patentë shoferi.

The post Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera appeared first on Albinfo.