Votohet raporti për verifikimin e mandateve

Është votuar me 120 vota për raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve në seancën e tretë konstituitive të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Ky dakordim i deputetëve u arrit sot, pas mbledhjes që patën krerët e partive politike duke filluar nga ora 11:30.  Albulena Haxhiu ka thënë se në takimin e mbajtur me partitë […] The post Votohet raporti për verifikimin e mandateve appeared first on Albinfo.

Votohet raporti për verifikimin e mandateve

Është votuar me 120 vota për raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve në seancën e tretë konstituitive të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ky dakordim i deputetëve u arrit sot, pas mbledhjes që patën krerët e partive politike duke filluar nga ora 11:30.

 Albulena Haxhiu ka thënë se në takimin e mbajtur me partitë politike është arritur pajtim unanim me të gjitha partitë për ta krijuar një Komision të ri, për ta riproceduar raportin në Kuvend.

Ajo thotë se raporti duhet të votohet nga të gjitha partitë në mënyrë unanime.

“Në seancën kemi përmendur që Komisioni i ri me autorizim të kuvendit të mblidhet edhe një herë, të shqyrtojë raportin që ka marrë në KQZ dhe ta procedojë në Kuvend për miratim. Ishte dakordim ta autorizojmë këtë komision për verifikim të mandatave, dhe të votohet unanimisht raporti”, ka deklaruar Haxhiu.

The post Votohet raporti për verifikimin e mandateve appeared first on Albinfo.