Voton Lumir Abdixhiku
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku, ka votuar në Shkollën Fillore “Faik Konica”. Ai ishte në shoqëri të gruas dhe dy vajzave të tij. Abdixhiku pas votimi u deklarua edhe për media. “Në këtë ditë të bukur të demokracisë, i ftoj qytetarët që masivisht të vendosin fatin e tyre dhe të Republikës për katër

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku, ka votuar në Shkollën Fillore “Faik Konica”.
Ai ishte në shoqëri të gruas dhe dy vajzave të tij.
Abdixhiku pas votimi u deklarua edhe për media.
“Në këtë ditë të bukur të demokracisë, i ftoj qytetarët që masivisht të vendosin fatin e tyre dhe të Republikës për katër vitet e ardhshme. Njëkohësisht uroj edhe votuesit që për herë të parë japin votën e tyre për Republikën”, tha ai.