Voton në ditën e dasmës: Një nuse e re në Shqipëri tërheq vëmendjen në zgjedhjet parlamentare
Një ngjarje e pazakontë u regjistrua sot në qytetin e Elbasanit në Shqipëri atje ku po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Një qytetare, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, u paraqit në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e saj. Veprimi i saj u bë viral […] The post Voton në ditën e dasmës: Një nuse e re në Shqipëri tërheq vëmendjen në zgjedhjet parlamentare appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua sot në qytetin e Elbasanit në Shqipëri atje ku po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një qytetare, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, u paraqit në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e saj. Veprimi i saj u bë viral pasi u shpërnda në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili e përshkroi si një gjest të bukur qytetar.
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar. Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar,” shkruan Rama në një postim në Facebook.
The post Voton në ditën e dasmës: Një nuse e re në Shqipëri tërheq vëmendjen në zgjedhjet parlamentare appeared first on Albinfo.