Vrasja e gruas 21 vjeçare në Ferizaj: Dorasi ishte “shok me Dardan Krivaqën”

Welcome to Kosova Today

V.A i moshës 36 vjeçare dyshohet se pasditen e së premtes vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 21 vjeçare, derisa plagosi vëllanë e saj, 15 vjeçar. Burime të mirëinformuara i kanë treguar Nacionales se i dyshuari, “ka dashur t’ia marrë fëmijën viktimës, të cilës i takonte pas ndarjes”. Sipas këtij burimi, i gjithë rasti […]

Vrasja e gruas 21 vjeçare në Ferizaj: Dorasi ishte “shok me Dardan Krivaqën”

V.A i moshës 36 vjeçare dyshohet se pasditen e së premtes vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 21 vjeçare, derisa plagosi vëllanë e saj, 15 vjeçar.

Burime të mirëinformuara i kanë treguar Nacionales se i dyshuari, “ka dashur t’ia marrë fëmijën viktimës, të cilës i takonte pas ndarjes”.

Sipas këtij burimi, i gjithë rasti ka ndodhur për këtë.

I njëjti ndërkaq, ka zbuluar për Nacionalen se “i dyshuari ka qenë shok me Dardan Krivaqën”, i cili tashmë ndodhet në burg po ashtu për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marigona Osmanit.

Ndryshe, të premten reth orës 14:40 policia e ka marrë informatën se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

I dyshuari, sipas policisë, kreu vrasjen brenda katit të parë të Qendrës për Punë Sociale. E.C mbeti e vrarë, ndërsa D.C i plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.” – njoftoi policia.

Rreth orës 15:15, policia ka identifikuar të dyshuarin, V.A i moshës 36 vjeçare, dhe më pas kanë arrestuar të njëjtin.

Prokuroria ndërkaq, ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë:

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Burime Nacionales Sipas Nacionalen Dardan Krivaq Marigona Osmanit Ndryshe Qendr Sociale Ferizaj Ferizajt Patrullat Emergjente Rreth Prokuroria Prokurorit Shtetit Vrasja Kodit Penal Republik Kosov

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Burime Nacionales Sipas Nacionalen Dardan Krivaq Marigona Osmanit Ndryshe Qendr Sociale Ferizaj Ferizajt Patrullat Emergjente Rreth Prokuroria Prokurorit Shtetit Vrasja Kodit Penal Republik Kosov

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online