Vrasja e rëndë në Vushtrri, Policia e Kosovës jep detajet rreth rastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:56 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku sipas informatave zyrtare nga Policia, një burrë 58-vjeçar me inicialet A.M. dyshohet se ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare me inicialet N.H., e më pas ka kryer vetëvrasje. Policia përmes një deklarate për media ka njoftuar se në […] The post Vrasja e rëndë në Vushtrri, Policia e Kosovës jep detajet rreth rastit appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:56 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku sipas informatave zyrtare nga Policia, një burrë 58-vjeçar me inicialet A.M. dyshohet se ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare me inicialet N.H., e më pas ka kryer vetëvrasje.
Policia përmes një deklarate për media ka njoftuar se në vendin e ngjarjes hetuesit policorë kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast tragjik, transmeton albinfo.ch.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga hetuesit policorë nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, dhe po trajtohen si “Vrasje e rëndë” dhe “Vetëvrasje”.
The post Vrasja e rëndë në Vushtrri, Policia e Kosovës jep detajet rreth rastit appeared first on Albinfo.