Vrasje e rëndë në Francë: 19-vjeçari shqiptar humb jetën në mes të rrugës
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është vrarë me armë zjarri në rrugë, pranë stacionit të trenit SNCF, më 20 prill 2025. Ngjarja ndodhi në Avenue Charras, dhe sipas mediave franceze, i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërsa autori është larguar […] The post Vrasje e rëndë në Francë: 19-vjeçari shqiptar humb jetën në mes të rrugës appeared first on Albinfo.

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është vrarë me armë zjarri në rrugë, pranë stacionit të trenit SNCF, më 20 prill 2025. Ngjarja ndodhi në Avenue Charras, dhe sipas mediave franceze, i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve emergjente për të reanimuar të riun, ai është shpallur i vdekur pak para orës 20:30. Autoritetet kanë nisur hetimin dhe janë angazhuar Njësia për Krimin e Organizuar dhe të Specializuar (DCOS) për të identifikuar dhe kapur autorin. Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por lokacioni i ngjarjes, pranë një zone të njohur për shpërndarjen e drogës, ka ngritur dyshime për lidhje me aktivitetet kriminale.
Ky akt ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, dhe autoritetet janë nën presion për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
The post Vrasje e rëndë në Francë: 19-vjeçari shqiptar humb jetën në mes të rrugës appeared first on Albinfo.