Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohen hapa konkret në shtimin e sigurisë

Në tre ditët e fundit, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e armëve të zjarrit. Të martën një person vdiq dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë. Më 23 mars në Vushtrri, një 19 vjeçar u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, e më 24 mars, një burrë […] The post Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohen hapa konkret në shtimin e sigurisë appeared first on Albinfo.

Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohen hapa konkret në shtimin e sigurisë

Në tre ditët e fundit, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e armëve të zjarrit.

Të martën një person vdiq dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë. Më 23 mars në Vushtrri, një 19 vjeçar u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, e më 24 mars, një burrë vrau një grua e pastaj edhe vetën në Stanoc të Vushtrrisë.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se institucionet e shtetit duhet të veprojnë me urgjencë.

“Një ndjenjë frike dhe pasigurie ka zënë rrënjë në shoqëri, duke e bërë jetën e qytetarëve të rënduar nga ankthi dhe droja për të nesërmen. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’i marrë jetën në çdo moment, në rrugë, në shtëpi apo në vendin e punës. Nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje – nuk guxojmë. Nuk mund të heshtim. Shteti duhet të zgjohet. Institucionet duhet të veprojnë me urgjencë. Kontroll më i rreptë i armëve, forcim i rendit dhe drejtësi e pakompromis – këto nuk janë thjesht politika, por çështje jete dhe vdekjeje”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Krasniqi ka thënë se PDK-ja zotohet që në legjislaturën e re do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal për ashpërsim të dënimeve për armëmbajtje pa leje.

E Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se dora e shtetit duhet të ndihet në sigurimin e rendit dhe qetësisë.

“Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i ‘trimëruar’ kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit. Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit”, ka thënë kreu i AAK-së.

The post Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohen hapa konkret në shtimin e sigurisë appeared first on Albinfo.