Vserlo reagon ashpër pas skandalit në BBVA: Shpulla në fytyrën time me vezë është e njëjtë me atë që Jozi i dha Gjestit

Pas incidentit të rëndë në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Ndër personazhet që kanë shprehur hapur zhgënjimin dhe revoltën e tyre ishte edhe Vserlo, i cili i është referuar përvojës së tij personale me dhunën brenda shtëpisë. Vserlo kujton momentin kur ai…

Vserlo reagon ashpër pas skandalit në BBVA: Shpulla në fytyrën time me vezë është e njëjtë me atë që Jozi i dha Gjestit
Pas incidentit të rëndë në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Ndër personazhet që kanë shprehur hapur zhgënjimin dhe revoltën e tyre ishte edhe Vserlo, i cili i është referuar përvojës së tij personale me dhunën brenda shtëpisë.

Vserlo kujton momentin kur ai vetë u godit me vezë në fytyrë nga Gjesti dhe shpreh indinjatën se askush nuk reagoi atëherë me të njëjtin intensitet siç po ndodh tani ndaj rastit të Jozit.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet:

“Momenti që ndodh dhunë, ndodh dhunë. Shpulla goditëse në fytyrën time me vezë dhe veza në kokën e Olës, e njëjtë që edhe shtyrja e G-Banit, njëjtë edhe ajo shpullë që Jozi i dha Gjestit. Jam kundër dhunës, por duhet me domosdo ta gjykoni njëjtë. Kam edhe një pyetje tjetër, ku ishit ju paloartista dhe ju moralista dhe ju njerëz të mirë të popullit, ju zëri i popullit, ku ishit ju kur zëri im ndoshta nuk dëgjohej aq fuqishëm, kur bërtisja “Jam dhunuar”, ku ishit ju mo, ku ishit ju që sot dilni edhe nxirrni shpatën, keni hallin ndonjë kafshatë shikimesh apo vizualiteti, këtë hall keni, doni të bëni shitjet e juaja në kurriz të tjetrit. Po dilni hapur dhe thoni “Dua ta përdor këtë djalë”. Mos bëni poste dhe komente absurde apo mesazhe për njerëzit, dilni hapur.”

Vserlo e konsideron të gjitha këto veprime si forma të dhunës që duhet të gjykohen njësoj, pa standarde të dyfishta dhe pa preferenca personale.

Mesazhi i tij synon të hapë një debat të gjerë, e reagime në rrjet nga publiku.

 

@artistet_shqiptaree #vserlo #gjesti #jozi #bigbrother #fyp #viral ♬ original sound – Artistet Shqiptare