“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Festivali i filmit “Tri Net Film Fest” nis sot, më 17 shtator, në Winterthur të Zvicrës, ku për tri net me radhë do të bashkojë filmin, artin dhe kulturën. Edicioni i pestë i festivalit zhvillohet në Blue Cinema Maxx Winterthur, shkruan albinfo.ch.
“Tri Net Film Fest” organizohet nga Studio Aktrimi Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.
Me moton “Tri net. Një pasion. Një dashuri për filmin”, festivali synon ta shndërrojë Winterthurin gjatë këtyre tri ditëve në një pikëtakim për filmdashësit, artistët dhe publikun e interesuar për histori të veçanta filmike.
Programi nis çdo mbrëmje në ora 20:00, ndërsa aktivitetet zhvillohen në Blue Cinema Maxx Winterthur, Zürcherstrasse 1+3, 8400 Winterthur.
Nata e parë – 17 shtator
Festivali hapet sonte me katër filma:
Der Kreislauf — Volkmar Sering
Red Mud — Evi Gjoni
OFFSPRING — Sophie Gartner
Mua besoj më shpëtoi portreti — Alban Muja
Nata e dytë – 18 shtator
Të premten, më 18 shtator, publiku mund të ndjekë:
Kur storja vjen nga ajri — Jon Saqipi
THE UNIFORMED — Timon Ott
Këmbana që s’ra — Majlind Beluli
Primo Sangue — Antonio La Camera (Arbëresh)
Nata e tretë – 19 shtator
Festivali përmbyllet të shtunën me:
Pesë Lulet, Një Notë e Humbur — Fatlum Haziri
Salman — Mentor Nuredini
Dead Air — Andrej Haring
Në total, programi i edicionit të pestë përfshin 11 filma, të cilët gjatë tri netëve sjellin në Winterthur rrëfime dhe perspektiva të ndryshme artistike.
“Tri net. Njëmbëdhjetë filma. Një festival.”
Biletat për festivalin mund të rezervohen përmes platformës Eventfrog, ndërsa shfaqjet zhvillohen në Blue Cinema Maxx Winterthur.
Adresa: Zürcherstrasse 1+3, 8400 Winterthur./Albinfo.ch
The post “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.