Woelk: Liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë cenim i sovranitetit

Welcome to Kosova Today

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh edhe avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se vendimi i Komisioni për liri qytetare dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian i cili miratoi raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës është vendim për […]

Woelk: Liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë cenim i sovranitetit

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh edhe avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se vendimi i Komisioni për liri qytetare dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian i cili miratoi raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës është vendim për keqardhje dhe cenim i sovranitetit të Kosovës.

“Unë jam absolutisht kundër këtij vendimi. Në fakt besoj se cenon sovranitetin e Kosovës, pasi i jep legjitimitet këtyre strukturave paralele që minojnë Kosovën si shtet dhe kam frikë se kjo vetëm i jep më shumë fuqi dhe arsye Serbisë që të përpiqet të destabilizojë Kosovën, jam shumë e shqetësuar”, tha ajo për rtv21.

Raporti u përpilua nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, dhe u votua me 34 vota pro. Në arsyetim thuhet se; zgjerimi i liberalizimit të vizavetë BE-së për banorët serbë të Kosovës është i rendësishëm për të parandaluar diskriminim ndaj këtyre qytetarëve të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë.

Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Qeveria e Kosovës.

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, në një përgjigje për RTV21 ka shprehur keqardhje për vendimin e PE-së duke thënë se arsyetimi i raportit nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza te qytetarve nga komuniteti serb.

“Qytetaret tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdon të pajisen me dokumente të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bejmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyre që ta shfrytezoinë të drejtën e lëvizjes se lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë te qëndrojme në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre. Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo te jenë dokumente të vlefshme udhetimi. Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrëzikshem, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentative e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të leshuara në Ukraine dhe Georgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-se”, tha ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Asistentja Kosov Federica Woelk Komisioni Parlamentit Evropian Serbis Republik Raporti Matjazh Nemec Qeveria Klisman Kadiu Besnik Bislimi Qytetaret Evrop Qytetar Ritheksojm Serbia Ukraine Georgji

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Asistentja Kosov Federica Woelk Komisioni Parlamentit Evropian Serbis Republik Raporti Matjazh Nemec Qeveria Klisman Kadiu Besnik Bislimi Qytetaret Evrop Qytetar Ritheksojm Serbia Ukraine Georgji

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online