Xhafer Tahiri në vizitë tek biznesi: LDK do ta mbështes punëtorin e sektorit privat
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri, ka vizituar njërin prej bizneseve në Vushtrri. Tahiri ka përmendur rëndësinë e mbështetjen për punëtorët dhe sektorin privat, duke i vizituar punëtorët dhe pronarët e Endriti Group në Vushtrri. Ai ka shpjeguar se programi i LDK përfshin mbështetje për paga më të larta, kushte më

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri, ka vizituar njërin prej bizneseve në Vushtrri.
Tahiri ka përmendur rëndësinë e mbështetjen për punëtorët dhe sektorin privat, duke i vizituar punëtorët dhe pronarët e Endriti Group në Vushtrri.
Ai ka shpjeguar se programi i LDK përfshin mbështetje për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe sigurime shëndetësore.
“Programi i LDK parasheh mbështetje për punëtorët në sektorin privat, ulje të tatimit në pronë, sigurime shëndetësore, kushte pune të drejta dhe paga më të larta e po ashtu mbulim të shpenzimeve për çdo fëmijë në vitin e parë të lindjes!”, shkroi ai në Facebook.