Xhavit Ukaj: Liria, një klub me traditë të madhe dhe histori të pasur
Kandidati për deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj është takuar me drejtuesit e klubit Liria. Ai ka thënë se me përkushtimin dhe vizionin e drejtuesve të saj, jemi të bindur se ky ekip do të rikthehet aty ku e ka vendin – në majat e futbollit tonë. Postimi i plotë: Sot patëm kënaqësinë

Kandidati për deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj është takuar me drejtuesit e klubit Liria.
Ai ka thënë se me përkushtimin dhe vizionin e drejtuesve të saj, jemi të bindur se ky ekip do të rikthehet aty ku e ka vendin – në majat e futbollit tonë.
Postimi i plotë:
Sot patëm kënaqësinë të takojmë Kryetarin Valon Osmani dhe Drejtorin Valon Bytyqi të klubit të futbollit liria, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për rikthimin e këtij klubi të qytetit në Superligë.
liria, një klub me traditë të madhe dhe histori të pasur, është krenaria e qytetit tonë. Me përkushtimin dhe vizionin e drejtuesve të saj, jemi të
bindur se ky ekip do të rikthehet aty ku e ka vendin – në majat e futbollit tonë! Suksese në këtë rrugëtim!
124 LDK
97 Xhavit Ukaj
#LDK124 #Xhaviti97 #BashkëPërNdryshim #Lumir2025