Xhaxhai i 19-vjeçarit të ndjerë thotë se kanë pranuar ngushëllime nga familja e dorasit
Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime nga familja e dorasit, Bleon Dibrani. Ai e ka përshkruar Arditin si djalë të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të mëhershëm. Ndonëse thotë se nuk i njeh personalisht familjarët e

Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime nga familja e dorasit, Bleon Dibrani.
Ai e ka përshkruar Arditin si djalë të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të mëhershëm.
Ndonëse thotë se nuk i njeh personalisht familjarët e dorasit, xhaxhai i të ndjerit thotë se kanë pranuar ngushëllime nga familja Dibrani.
Sot është hapur e pamja për të shprehur ngushëllime për humbjen e 19-vjeçarit Ardit Zymberi.