Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Xheneta Fetahu së fundmi ka dhënë një intervistë për Fan Club, ku i është përgjigjur të gjitha aludimeve. Ajo flet për lojën që ka bërë në Big Brother të Kosovës, raportin me Gjestin dhe më pas për atë që ndodhi me kalimin e tij në BBVA 4. E njëjta thotë se këngëtari pejan nuk e […]

Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Xheneta Fetahu së fundmi ka dhënë një intervistë për Fan Club, ku i është përgjigjur të gjitha aludimeve.

Ajo flet për lojën që ka bërë në Big Brother të Kosovës, raportin me Gjestin dhe më pas për atë që ndodhi me kalimin e tij në BBVA 4.

E njëjta thotë se këngëtari pejan nuk e ka dashur asnjëherë dhe se do i vinte mirë që t’ia thoshte.

Në një moment gjatë bisedës prezantuesja Heidi Baci iu drejtua: “Të mungon Gjesti”.

Ajo nuk u përgjigj por shihej e përlotur duke dashur që të anashkalojë këtë pyetje.

Sidoqoftë, Xheneta deklaroi se nuk do të hyjë në Big Brother e as nuk do të ketë ballafaqim me të.

Gjesti tani po vazhdon lojën në atë të Shqipërisë dhe ka nisur një njohje me Egli Takon.