Xhevdet Smakiqi kundërshton Halil Matoshin: Nuk pajtohem me këto efekte psikologjike të motivimit, Kombëtarja e Kosovës ka potencial më të madh nga ajo që pamë sonte në fushë

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës. Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi. Para

Xhevdet Smakiqi kundërshton Halil Matoshin: Nuk pajtohem me këto efekte psikologjike të motivimit, Kombëtarja e Kosovës ka potencial më të madh nga ajo që pamë sonte në fushë

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi.

Para se të fillojë diskutimi për temën e sotme në “Adresa”, u komentua loja e kombëtares së Kosovës e cila ishte përballë Zvicrës sonte. Kjo përballje mes dy ekipeve, rezultoi 4:0 për Zvicrën, një humbje e madhe për Kosovën.

Edhe Xhevdet Smakiqi dha komentin e tij për lojën e sotme. Ai kundërshtoi mendimet e Matoshit i cili tha se, futbollistët e Kombëtares së Kosovës nuk kanë motivim dhe se duhet të kenë mbështetje pedagogjike dhe psikologjike.

Smakiqi tha se Kombëtarja e Kosovës ka potencial më të madh nga ajo që pamë sonte në fushë.

“Nuk pajtohem me këto efekte psikologjike që nuk kanë motiv e kanë motiv, por qe Kombëtarja e Kosovës duhet edhe me tutje t’i përshtatet standardeve”, tha tutje Smakiqi./Gazeta10