Xi konfirmon partneritetin “pa kufij” gjatë bisedës me Putinin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka konfirmuar partneritetin “pa kufij” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, raportoi media shtetërore kineze. Biseda mes dy udhëheqësve u zhvillua në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Biseda e tyre u zhvillua në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po synon të arrihet shpejt [...]Read More...

Xi konfirmon partneritetin “pa kufij” gjatë bisedës me Putinin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka konfirmuar partneritetin “pa kufij” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, raportoi media shtetërore kineze.

Biseda mes dy udhëheqësve u zhvillua në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Biseda e tyre u zhvillua në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po synon të arrihet shpejt një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke rritur mundësinë që me këtë Uashingtoni të krijojë ndasi mes Xisë dhe Putinit .

Kjo bisedë duket se synonte të hidhte poshtë mundësi të tilla dhe dy udhëheqësit theksuan qëndrueshmërinë dhe natyrën “afatgjatë” të aleancës së tyre dhe dinamikat e brendshme të aleancës së tyre thanë se nuk do të ndikohen nga një “palë e tretë”.

“Raportet Kinë-Rusi kanë janë një forcë e madhe dhe vlerë unike strategjike dhe nuk synojnë dhe as nuk janë të ndikuara nga ndonjë palë e tretë”, tha Xi, sipas njoftimit.

“Zhvillimi i strategjive dhe i politikave të jashtme të Kinës dhe Rusisë janë afatgjata”, tha udhëheqësi kinez, duke shtuar se dy shtetet janë “fqinj të mirë që nuk mund të ndahen”.