Yllka Gashi reagon ashpër ndaj Jozit pasi Gjestin e quajti “ kopil shk**e”: Shqiptarët e Kosovës janë trima e njerëz të mirë
Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas deklaratës së banorit të Big Brother VIP Albania, Jozef Markut. Ky i fundit e ofendoi banorin nga Kosova, Besart Kelmendin, i njohur me nofkën Gjesti, duke e quajtur “kopil shkine”. Ky koment i…

Ky koment i turpshëm dhe fyese i Jozit ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale, menjëherë pas PRIME-it të mbrëmjes së kaluar. Debati ka shpërthyer jo vetëm mes banorëve në shtëpinë e Big Brother, por edhe mes fansave të Gjestit, të cilët kanë reaguar me zemërim dhe kanë mbushur platformat sociale me mesazhe kritike ndaj Jozit.
Përkrahësit e Gjestit argumentojnë se Jozef Marku ka ofenduar jo vetëm Gjestin, por edhe familjen e tij, duke pasur parasysh se ai është nipi i një dëshmori të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe.
“Shqiptarët e Kosovës janë trima e njerëz të mirë…”./