Ymeri: Albin Kurti ia ka minuar pozicionin e ndërmjetësuesit Lajçakut

Welcome to Kosova Today

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se nëse gjykohet nga perspektiva e progresit në dialog, atëherë mund të thuhet se suksesi i Lajçak ka qenë i pjesshëm. “Nëse e gjykojmë punën e tij nga perspektiva e progresit në dialog, atëherë mund të themi që ka qenë sukses i pjesshëm. Në njërën anë procesi i […]

Ymeri: Albin Kurti ia ka minuar pozicionin e ndërmjetësuesit Lajçakut

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se nëse gjykohet nga perspektiva e progresit në dialog, atëherë mund të thuhet se suksesi i Lajçak ka qenë i pjesshëm.

“Nëse e gjykojmë punën e tij nga perspektiva e progresit në dialog, atëherë mund të themi që ka qenë sukses i pjesshëm. Në njërën anë procesi i dialogut e ka prodhuar një marrëveshje e cila mëton t’u jep zgjidhje një pjese të konsiderueshme të pengesave drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të konsiderohet si sukses”, tha Ymeri për Front Online.

Ymeri thotë se Kurti ia ka minuar fuqinë diplomatit sllovak.

“Kryeministrin Kurti mendoj që ia ka minuar pozicionin e ndërmjetësuesit Lajçak. Nëse ka pasur elemente në të cilat Lajçak ka anuar më shumë kah pala serbe se sa ajo kosovare, për të cilën është akuzuar vazhdimisht nga qeveria e Kosovës, atëherë ky është dështim i Lajçak në pozitën e tij si ndërmjetësues”, potencoi Ymeri.

Sipas tij, Lajçak ka gëzuar mbështetje të pakufizuar përgjatë mandatit të tij nga vendet anëtare të BE-së (përfshirë aleatin më të fuqishëm Gjermaninë) si dhe nga ShBA po ashtu një aleat shumë i fuqishëm i Kosovës, gjë që sipas tij mund të konsiderohet sukses.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Visar Ymeri Kosov Serbis Front Online Kurti Kryeministrin Sipas Gjermanin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Visar Ymeri Kosov Serbis Front Online Kurti Kryeministrin Sipas Gjermanin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online