Ymeri: Qeveria për refuzim të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për të sqaruar mbi çfarë baze mbështetet qëndrimi i Qeverisë lidhur me projektin e gazit amerikan.
Sipas Ymerit, kërkesa është dorëzuar më 10 korrik 2026 me synimin për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka shkruar se Qeveria VV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike.
Postimi i plotë:
Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan.
Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike.
Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



